Zyrtare: Obamejang edhe tre vite në Arsenal

Zyrtare: Obamejang edhe tre vite në Arsenal

Londër, 15 shtator 2020 (MEDIAL) – Sulmuesi i Arsenalit, Pjer-Emerik Obamejang ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin. Lajmin e publikoi vet gabonezi, drejtpërdrejtë nga “Emiratet”.

“Tifozë të Arsenalit, sapo nënshkrova sërish. Gjithçka është gati. Me të vërtetë jam i lumtur që qëndrova këtu. Dëshiroj të bëhem legjendë e Arsenalit. Ditë e shkëlqyeshme”, tha Obamejang në fillim të lidhjes së drejtpërdrejtë me tifozët.

Kontrata paraprake e Obamejangut me Arsenalin skadonte në fund të sezonit, por ai u dha fund të gjitha spekulimeve, duke u lidhur me “topxhinjtë” deri në verën e vitit 2023.

Obamejang deri tani ka shënuar 55 gola në 86 ndeshje për Arsenalin në Premier. bsh/