ZYRTARE: Ozil zbulon se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm

ZYRTARE: Ozil zbulon se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm
Tash esht Koha

Mesut Ozil ka këmbëngulur se do të qëndrojë te Arsenal edhe në sezonin tjetër.

30 vjeçari është lojtari më i paguar te Arsenal, por këtë sezon disa herë ka mbetur jashtë formacionit startues.

Të shumta kanë qenë raportimet për një largim të mundshëm të tij nga ‘Emirates Stadium’ pas përfundimit të këtij sezoni.

Ozil te Arsenal është transferuar në vitin 2013 nga Real Madrid.

“Po absolutisht”, është përgjigjur gjermani kur është pyetur nëse do të jetë pjesë e Arsenal edhe sezonin tjetër, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time. Nuk e di se çfarë do të ndodh pas kësaj, por sezonin tjetër absolutisht do të jem këtu”./Lajmi.net/

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS