ZYRTARE: Pas Benitez, Newcastle vazhdon të shpërbëhet

ZYRTARE: Pas Benitez, Newcastle vazhdon të shpërbëhet
Tash esht Koha
14:02 | 4 Korrik 2019

Leicester e ka mbyllur marrëveshjen me Ayoze Perez nga Newcastle, duke paguar klauzolën e lirimit prej 30 milionë funtesh.

Ylli spanjoll ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me ‘Dhelprat’.

Një transferim në merkaton e verës ka qenë i diskutueshëm për 25-vjeçarin pas një sezoni produktiv, duke shënuar 12 gola, përcjell lajmi.net.

Perez kishte lënë të kuptohet se ai mund të kthehej në vendin e tij, por Leicester vendosi të paguante klauzolën e tij dhe ta sjellte atë në ‘King Power Stadium’.

Ky ishte edhe transferimi i dytë për skuadrën simpatike të Premierligës, pas James Justin i cili erdhi nga Luton.

Ndërkohë, Newcastle pasi ende nuk arriti marrëveshje për shitjen e klubit, vazhdon të shpërbëhet pasi edhe trajneri Rafa Benitez u largua drejt Kinës. /Lajmi.net/

Tash esht Koha
TAGS