ZYRTARE: Pas Gattusos, vjen edhe një tjetër largim për Milanin

ZYRTARE: Pas Gattusos, vjen edhe një tjetër largim për Milanin
17:57 | 28 Maj 2019

Milan ka njoftuar se Leonardo ka hequr dorë nga roli i tij si drejtor sportiv.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Milanit e falënderoi Leonardon për kontributin e tij të rëndësishëm për klubin dhe vuri në dukje se pasardhësi i tij do të emërohej ‘në kohën e duhur’.

“Leonardo u bashkua me AC Milan në orët e fundit të mbylljes së merkatos së transferimeve të verës”, tha CEO Ivan Gazidis, transmeton lajmi.net.

”Ai erdhi në një kohë shumë të vështirë dhe më duhet ta falënderoj për të gjitha që ka bërë për klubin në këtë kohë”.

Ish-mesfushori dhe trajneri i ‘Rossonerëve’ u kthye në San Siro pasi klubi kaloi nën menaxhimin e e Elliott.

Megjithatë, pozicioni i tij ishte bërë i papërshtatshëm pasi klubi nuk arriti kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Milan pritet gjithashtu të njoftojë largimin e trajnerit Gennaro Gattuso sonte në mbrëmje. /Lajmi.net/


[embedded content]

TAGS