Zyrtarë qeveritar kanë qenë në kontakt me Zaevin, presin rekomandime nga Filipçe

Zyrtarë qeveritar kanë qenë në kontakt me Zaevin, presin rekomandime nga Filipçe

Anëtarë të qeverisë kanë pasur kontakte me kreun e LSDM-së Zoran Zaev, i cili është testuar për Kovid-19, pasi ka pasur kontakt me person të infektuar. Rezultatet nga testimi i Zaevit priten gjatë ditës, ndërkohë që edhe qeveritarët që kanë pasur kontakt me Zaevin po presin rekomandimet e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, nëse edhe ata do t’i nënshtrohen testimit.

Këtë e ka deklaruar ministrja e financave Nina Angellovska.

“Gjithsesi se kemi qenë në komunikim me kryetarin e LSDM-së. Bëhet fjalë për vetizolim që do të zgjas 14 ditë. Rezultatet akoma nuk dihen”, tha Angellovska.