ZYRTARE: RFEF [Federata Spanjolle] me ultimatum për Barcelonën dhe Real Madridin

ZYRTARE: RFEF [Federata Spanjolle] me ultimatum për Barcelonën dhe Real Madridin
11:29 | 18 Tetor 2019

RFEF ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me ‘El Clasicon’.

Situata e jashtëzakonshme në shtetin e Katalonisë, që po përcillet me shumë protesta, ka bërë që të pengohet edhe zhvillimi i ‘El Clasicos’.

‘El Clasico’ e parë do të luhej në ‘Camp Nou’, gjatë këtij muaji, por është vendosur që data për zhvillimin të shtyhet.

RFEF [Federata e Futbollit të Spanjës] ka kërkuar nga skuadrat që të pajtohen për një orar, para datës 21 tetor, transmeton lajmi.net.

Pra, sipas kësaj komunikate, data për ‘El Clasicon’ e parë do të vendoset më së largu të hënën e ardhshme. /Lajmi.net/

TAGS