ZYRTARE: Shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në Premierligë

ZYRTARE: Shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në Premierligë
13:39 | 12 Maj 2019

Virgil van Dijk është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2018/2019 në Premierligë.

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, është zgjedhur lojtari më i mirë i këtij sezoni.

Reprezentuesi holandez po kompleton një sezon të jashtëzakonshëm në fanellën e Liverpool.

‘The Reds’ janë ende në luftë për titull në Premierligë, dhe gjithçka pritet të vendoset ditën e diel, me ndeshjet e xhiros së fundit që fillojnë nga ora 16:00.

Fitimi i këtij trofeu është diçka e rrallë në futbollin anglez, pasi hera e fundit që këtë e ka bërë një mbrojtës, ishte sezoni 2011/2012, kur Vicent Kompany i Manchester Cityt ishte zgjedhur më i miri./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS