Zyrtare/ Totehemi shkarkon Poçetinon, presidenti Levi: Nuk donim ta bënim, por…

Totenhemi ka shkarkuar Mauricio Poçetinon, trajneri që sezonin e kaluar i udhëhoqi “Spurs”-at në finalen e humbur të Champions League përballë Liverpulit. Me një komunikatë zyrtare, shoqëria angleze ka zyrtarizuar lamtumirën e argjentinasit pas pesë vitesh e gjysmë. Poçetino paguan në këtë mënyrë startin e keq në kampionat, teksa Totenhemi është 20 pikë pas Liverpulit kryesues.

“Nuk donim ta bënim këtë ndryshim, nuk ishte një vendim që këshilli drejtues e mori me lehtësi – thotë presidenti i Totenhemi, Daniel Levi -, por rezultatet e këtij fillim sezoni kanë qenë shumë zhgënjyese”.

(Balkanweb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/