Zyrtari i ASH-së: Koalicioni mes Alternativës dhe Aleancës një “erë e re” në politikën shqiptare në Maqedoni

Zyrtari i ASH-së: Koalicioni mes Alternativës dhe Aleancës një “erë e re” në politikën shqiptare në Maqedoni

“ Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela dhe ai i AlternAtivës z. Afrim Gashi u takuan dhe biseduan rreth koalicionit të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.. Një hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm i për këtë moment politik.

Ftoj të dy kryesit e partive të lënë anash ambiciet personale të anëtarëve pretendent për të qenë në lista të deputetëve dhe të reflektojnë politikisht për të arritur një qëllim jetik për shqiptarët e Maqedonisë dhe të largojn nga skena politike të keqen. Është normale që ambiciet pët të përfaqësuar popullin në kuvend të ekzistoj dhe nuk ka gjë të keqe, por këto ambicie nuk duhet të jenë mbi qëllimin kryesor, sepse e rrënojnë dhe e zbehin atë.

Jam i bindur që elektorati do i përgjigjet pozitivisht këtij koalicioni dhe se do fryj një erë e re në politikën shqiptare në Maqedoni.

Këtë e kanë dëshmuar edhe Aleanca për Shqiptarët edhe Alternativa kur kanë participuar në qeveri. Të dyja për një kohë të shkurt bënë shumë punë për shqiptarët. Atë që e keqja nuk e ka bërë për 18 vite.

Shqiptareve po ju ndezet drita e shpreses per fitore dhe shume dite te mira po vijne …

P.s. Urojm gjithcka te shkon per se mbari dhe kjo fryme e mire bashkepunimi te kurorzohet me fitore bindese. Vazhdojme perpara! 12 prilli dita jone!” – shkruan zyrtari i Aleancës për Shqiptarët, Elmir Sejfullai.