Zyrtari i PDK’së zgjedhet rektor i Universitetit të Gjakovës

Zyrtari i PDK’së zgjedhet rektor i Universitetit të Gjakovës

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” sot ka zgjedhur rektor të ri, Artan Nimanin.

“Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës me dt. 12.07.2019 ka zgjedhur rektorin e ri, Prof.Ass.Dr. Artan Nimani. Rektori i ri zyrtarisht do ta pranojë detyrën me dt. 01.10.2019 nga Rektori Prof.Dr. Shaban Buza”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Gjakovës.

Artan Nimani është gjithashtu edhe Anëtar në Këshillin Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai është në listë i renditur në numrin 14 në Këshillin Drejtues, ndërsa në fotografitë që ka postuar në “Facebook”, ai shihet edhe në Konventën e PDK-së të mbajtur javë më parë me figurat kyçe të partisë.